Qeqa: Kjo skuadër e Superligës është skuadër evropiane

Futboll 20 Maj 2019 23:51

Gazetarja kosovare, ‘Qeqa’ Krelani e ka analizuar ndeshjen ‘finale’ të Superligës së Kosovës në futboll.

‘Nikli’ e Prishtina zhvilluan ndeshjen vendimtare në “Rexhep Rexhepi”, ku skuadra e Zekirija Ramadanit fitoi me rezultat 1:0.

Ndërkaq, ‘Qeqa’ thotë se Feronikeli ka treguar se është një skuadër evropiane.

“Dje kam biseduar me trajnerin e Feronikelin, Zekirija Ramadanit dhe e pyeta per recetën, dhe ai më tha se kam 26 lojtarë”, tha ‘Qeqa’ në ‘Dueli Sportiv’.

“Ai më tha se po bën edhe lojë psikologjike”, vlerësoi ‘Qeqa’.

“Feronikeli i ka kaluar problemet e mëhershme, i ka ikur barazimeve, ndryshimet e trajnerit”, vazhdoi gazetarja kosovare.

“Unë e përgëzoj Feronikelin për titull, ata janë skuadër evropiane, si me lojë ashtu edhe me lojë”, shtoi ‘Qeqa’.