Qeqa Krelani e zbulon çka i ndodhi Vedat Muriqit pas ndeshjes

Kombëtarja 08 Shtator 2019 23:07

Gazetarja sportive Qeqa Krelani, në rolin e analistes ka komentuar formën e Vedat Muriqin si dhe paraqitjen e tij kundër Çekisë.

Muriqi shkëlqeu në ndeshjen e fundit në ‘Fadil Vokrri’, ku barazoi rezultatin në ndeshjen që Kosova e fitoi me rezultatin 2:1, transmeton Insporti

Sulmuesi i Fenerbahçes, përveç golit në këtë takim është vlerësuar edhe për angazhimin e tij, sidomos në fazën e mbrojtjes.

Sipas Krelanit, Muriqi ishte aq në formë, sa që te UEFA ka ngritur dyshime nëse ka përdorur substanca të ndaluara.

“Vedat Muriqi është për momentin shume efikas edhe po e shet ligen turke”, tha Qeqa Krelani në emisionin ‘Dueli Sportiv’.

“Unë mora vesh që UEFA e ka kontrolluar për doping, aq ka qenë në formë të mirë”, tha Krelani.

“Aq mirë ka luajtur sa që ka mundur të ngrisë dyshime te UEFA për ndonjë përdorim të substanacave ilegale”.

Por, sipas trajnerit Bylbyl Sokoli, nuk ka pasur kontrollë për doping në këtë takim.

“Doping kontrolla bëhet me rregulla dhe përcaktohet para fillimit të takimit, vjen ekipi mjekësor dhe i thotë zyrtarëve se sot vijmë dhe lojtarët nxiren me short”, tha Sokoli.

Ndërkaq, trajneri Ismet Munishi po ashtu potencoi faktin se lojtarët për doping kontrollë tërhiqen me short, dhe se mund të jetë secili prej 20 futbollistëve që janë në protokoll. /Insporti.com/

-->