“Qeqa” për gjyqtarët: Amatorë ose nuk po dinë të referojnë

Futboll 13 Korrik 2020 10:43

Gazetarja Qëndresa Krelani “Qeqa” ishte e ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” për të analizuar ndeshjet e Superligës, shkruan Insporti.com.

Xhiroja e 29-të u diskutua shumë pas disa vendimeve të gjqytarëve dhe incidentit që ndodhi në derbin Gjilani – Prishtina.

“Qeqa” ka vazhduar me mendimin e saj se disa gjyqtarë janë amatorë ose janë të përgatitur profesionalisht.

“Gjyqtarët duhet ta dinë se kanë përgjegjësi. Kemi gjyqtarë me stemë të FIFA-s. Mbeten dy verdikte, ose me të vërtetë janë amatorë ose nuk po dinë të referojnë. Situata ka dalur jashtë kontrollit, kam folur me ish-futbollistë të Kombëtares shqiptare dhe ata më thanë se kartoni i kuq i Visar Bekajt ishte qesharak”.

Dje u zhvilluan dy ndeshje të IPKO Superligës së Kosovës. Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundoi baras 1:1, ndërsa Gjilani nuk gaboi ndaj Drenicës duke fituar me rezultat 2:0. /Insporti.com/

-->