Qeqa tregon emrin e futbollistit të Superligës me të cilin flirton

Futboll 05 Tetor 2019 23:03

Komentatorja e futbollit, Qëndresa Krelani e njohur si Qeqa ishte e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” në Top Channel.

Në një sfidë që kishte të bënte me Qeqën, ishte një pyetje nga të ftuarit se cili futbollist flirton me të.

Dhe ajo pa u menduar dy herë e tregon emrin e tij.

“ Është një futbollist që luan për Flamurtarin, emri i tij është Gentrit Dumani që më shkruan mua, i kërkoj falje që e thash emrin e tij”, ishin fjalët e saj./Insporti.com