Qesharake, çiklisti del nga gara dhe gjuan një penallti (VIDEO)

Futboll 06 Shtator 2019 21:40

Sporti i çiklizmit dhe a i futbollit janë bashkuar sot në Vueltën e Spanjës. Etapa e 13-të e turneut iberik të biçikletës ka startuar nga stadiumi “San Mames”, ku luan skuadra e Atletico Bilbao.

Një vendim disi i çuditshëm ky i organizatorëve, për të nisur etapën në një fushë futbolli. Ata që kryesonin pelotonin ishin 3 çiklistë baskë, që mbanin të veshur fanellën e skuadrës së Bilbaos: Jonathan Lastra, Omar Fraile dhe Mikel Bizkarra.

Momenti më argëtues i këtij starti ishte kur çiklisti belg Edward Theuns, u largua nga pelotoni për të gjuajtur një penallti. Më pas çiklistët bën një xhiro përqark fushës.