Qesharake, edhe Kim Kardashian “implikohet” në transferimin e Eriksenit tek Interi

Futboll 28 Janar 2020 18:43

Transferimi i danezit Christian Eriksen te Tottenham më në fund është zyrtarizuar. Mesfushori  ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me skuadrën italiane.

Ndërkohë, raportohet se ky transferim i ka kushtuar Interit rreth 20 milionë euro, por Interi ka befasuar të gjithë me një postim në faqen zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

Klubi italian ka bërë ‘tag’ Kim Kardashianin në postimin e tij.

Në fillim të vitit 2019, Kimi solli në jetë djalin e saj, teksa bëri një postim në Twitter: “Ai është këtu dhe është perfekt!”

Me këtë shprehje të modeles, Interi ka vendosur të prezantojë Eriksenin, duke bërë që të plasin të qeshurat në komentet e postimit.

-->