Qesharake kjo që ndodhi në Turqi

Futboll 16 Korrik 2019 21:41

Qesharake të thuash është pak! Ndodh në Turqi, aty ku drejtuesit e Menemenspor, kategoria e dytë turke, mendonin se kishin bërë goditjen e madhe në afatin kalimtar, duke blerë Lamin Jallow, xhevahirin e Salernitanas në Serie B.

Menjëherë të bindur, duke parë edhe videot në youtube, kontaktojnë me agjentin e futbollistit dhe kështu arrijnë akordin, madje postojnë edhe foto pas firmës. Por, kuptojnë se kishin gabuar, sepse bëhet fjalë për Alpha Jallow dhe jo Lamin. Alpha luan në kategorinë e tretë portugeze me GD Alcochetensen.

Kështu, sajojnë sikur vizitat mjekësore nuk i kaloi dhe grisin kontratën dhe gjithçka, duke e lënë kështu futbollistin të zhgënjyer. Një gabim që i kushtoi imazhin, ndërsa Jallow i vërtetë përgatitet për sezonin e ri te Salernitana.