Qesharake, xhudisti portugez futet në “luftë” me telefon, shiko pamjet

Sporte luftarake 12 Maj 2019 12:44

Në Grand Slam të judos që po mbahet në Baku (Azerbajxhan), xhudisti portugez Anri Egutidze është futur në luftë me  telefon, të cilin e kishte futur fshehurazi në uniformën e tij (kimono).

Në një moment të luftës ndaj rivalit suedez Pacek, celulari i ka rënë në tatami dhe dueli është ndalur.

Gjyqtari ka vendosur të pezullojë sfidën dhe skualifikojë portugezin, pasi ka shkelur rregulloren.

Vlen të theksojmë se xhudistët kosovarë, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka nuk arritën të kthehen në Kosovë me medalje nga ky “Grand Slam” i Bakusë.

Loriana u eliminua në rundin e parë, ndërsa Akili përfundoi në pozitën e pestë duke fituar 360 pikë olimpike. /Insporti.com/