Qetësohet Pochettino – flet pas fitores historike ndaj Ajax, ky futbollist është super-hero

Futboll 08 Maj 2019 23:44

Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino është qetësuar nga emocionet pas fitores historike ndaj Ajaxit, duke u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Disa minuta më parë Pochettino nuk pranoi të prononcohej për shkak se e kishin kapluar emocionet dhe lotët e gëzimit, shkruan Insporti.com.

“Është e vështirë të flasësh, jam ende i emocionuar. Falënderim futbollit, falënderim futbollistëve, ata janë heronj. Në vitin e fundit unë iu kam thënë se unë kam një grup të futbollistëve që janë heronj. Pjesa e dytë ishte fantastike. I falënderoj futbollistët dhe njerëzit të cilët besuan, kur ju punoni dhe e ndjeni dashurinë, atëherë nuk është stres, është kënaqësi. Ne kemi treguar këtë pasion edhe ndaj Manchester City dhe sonte ndaj Ajaxit, ishte vështirë por kjo është një garë e jashtëzakonshme. Të gjithë lojtarët janë heronj, por Lucas Moura është super-hero”, ka deklaruar Pochettino për BT Sport, transmeton Insporti.com.

Tottenham do të takohet me Liverpool në finale të Ligës së Kampionëve më 1 qershor. /Insporti.com/

-->