Qeveria italiane befason në mbrëmje me vendimin për futbollin italian

Futboll 17 Maj 2020 21:42

Qeveria italiane ka vendosur të lërë në fuqi vazhdimin e stërvitjeve individuale.

Kryeministri i vendit, Giuseppe Conte firmosi dekretin e fundit për sa i përket aktiviteteve sportive, por sipas ministrit të Sporteve, Vincenzo Spadafora udhëzimet e ruajtjes së shëndetit (protokolli mjekësor) ende nuk janë miratuar nga Komiteti Shkencor.

Megjithëse qeveria lejoi nisjen e stërvitjeve në grup që prej ditës së nesërme, duket se ekipet dhe lojtarët do të jenë të detyruar të vazhdojnë me stërvitjet individuale duke shmangur në mënyrë të rreptë kontaktet.

-->