Qysh tani po quhet “e ardhmja” e Liverpoolit

Futboll 07 Janar 2019 23:45

Ekipi i Xherdan Shaqirit mund të jetë eliminuar nga Kupa e Anglisë në xhiron e tretë, por sipas shumë gazetarëve Liverpooli sot fitoi diçka të madhe, fitoi një lojtar që mund të jetë shtyllë e mbrojtjes së këtij ekipi edhe për shumë e shumë vite.

Fjala është për holandezin Ki-Jana Hoever, i cili debutoi në këtë ndeshje për Liverpoolin si 16 vjeçar (i mbush 17 vjet këtë muaj) duke u bërë lojtari më i ri që luan për Liverpoolin në Kupën FA dhe lojtari i tretë më i ri që aktivizohet në këtë garë me më shumë se 100 vjet traditë.

Liverpooli humbi, madje për golin e parë të pësuar, fajin direkt e kishte james MIlner me përvojë, por ajo që shfaqi Hoever në këtë ndeshje, cilësohet si pjekuri që u mungon shumë lojtarëve me përvojë.

Kjo video mbase më së miri tregon gjaktftohtësinë e tij, kur shihet fillimisht duke mos rënë nga loja, duke dribluar dy kundërshtarë dhe duke pasuar tek Shaqiri.

Insporti raporton se  debutimi i tij, megjithatë nuk ishte “sipas planit” meqë Hoever u inkuadrua në lojë në minutën e gjashtë si zëvendësues për kroatin Dejan Lovren, i cili startoi si qendërmbrojtës por pas vetëm pesë minutave lojë kërkoi zëvendësim për shkak të lëndimit.