Qytetari po e merr rrjetën e tenisit në shtëpi që mos t’ia zë dikush tjetër fushën

Tenis 18 Shtator 2020 12:16

Edhe kjo ndodh në Kosovë.

Në lagjen Tokbashqe të Prishtinës një person është duke e larguar rrjetën e tenistit dhe e vendos atë kur ka për të luajtur vetë ai.

Një qytetar e ka publikuar këtë rast me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan Gazetasheshi.com

Tokbashqe-Prishtine

Dikush po i merr mekanizmat e rrjetes tenisit, qe mos me ja zene askush fushen. Ai qe e ka bërë sigurt e sheh postimin. Marre duhet met ardh sepse edhe nese luan qe 5 vjet çdo ditë kjo nuk behet e jotja”, ka shkruar ai.

Ndryshe, viteve të fundit janë ndërtuar shumë fusha të tenisit dhe ky sport ka nisur të jetë shumë atraktiv në Kosovë.

-->