Rabotniçki – Prishtina, mbyllet ndeshja miqësore

Basketboll 10 Tetor 2018 23:18

Z Mobile Prishtina sonte në Shkup ka mposhtur kampionin dhe ekipin e famshëm nga Maqedonia, KK Rabotniçki, 76:86.

Ekipi kosovar ashtu siç edhe është pritur, e ka nisur mirë rrugëtimin me trajnerin e ri Damir Mulaomerovic, në ndeshjen kontrolluese për fazën e ngarkuar te sezonit.

Prishtina në këtë edicion krahas garave në Superligën e Kosovës dhe Kupën e Kosovës, do të marr pjesë edhe në FIBA Europe Cup.

Prishtina në këtë edicion ka garuar edhe në Ligën e Kampionëve për tu eliminuar nga skuadra holandeze Donar Groningen. /Insporti.com/