Radhitja definitive e boksierëve shqiptarë në botë – cili është më i forti

Sporte luftarake 11 Mars 2018 19:29

Kohëve të fundit kemi parë së paku dy boksierë shqiptarë duke luftuar për tituj bote dhe shumë të tjerë duke marrë pjesë në meçe të niveleve të ndryshme. Kuptohet, “titujt” e botës në versionet ku Tefik Bajrami dhe Erzen Rrustemi kanë shkëlqyer janë të versioneve të ulëta dhe kundërshtarët e tyre ose janë veteranë të rrëzbitur, ose zëvendësues të minutës së fundit, ose boksierë të tjerë pa reputacion.

Duke e parë numrin e madh të kampionëve dhe legjendave Insporti ka vendosur ti rangojë boksierët me prejardhje shqiptare që garojnë për shtete të ndryshme.

Si referencë për këtë rangim kemi marrë të dhënat në boxrec, titujt që mbajnë dhe formën aktuale në meçet e fundit, me atë që boksierët që kanë më pak se 10 meçe si profesionist nuk janë marrë parasysh.

Pa dyshim boksieri më i mirë shqiptar për momentin është Robin Krasniqi, i lindur si Haxhi Krasniqi në Junik. Krasniqi para pesë vjetëve luftoi për titull bote në WBO në kategorinë gjysmë të rëndë dhe humbi nga Nathan Cleverly. Që nga ajo kohë nuk ka qenë asnjëherë afër titullit të botës, por ka luftuar dhe ka fituar disa meçe të profilit të lartë dhe me bilanc prej 47 fitoreve dhe 5 humbjeve, 31 vjeçari ka karrierë shumë të mirë dhe ende nuk ka humbur shpresat për titull bote.

I dyti sipas rangimit të Insportit është Timo Schwarzkopf, i lindur si Festim Kryeziu në Mleqan të Malishevës. Schwarzkopf ka 18 fitore dhe një humbje si profesionist, ka luftuar në disa meçe të profilit të lartë si profesionist dhe ka fituar një titull ndërkombëtar në IBF në 66kg.

Schwarzkopf është boksieri i parë i Gjermanisë në rangimin e boxrecut në kategorinë e vet, është 26 vjeçar, mirëpo, është larg titujve të botës në njërin nga katër versionet serioze.

Ish bartësi i titullit evropian në kategorinë deri në 91kg, Nuri Seferi, edhe pse tashmë 41 vjeçar, ende figuron si boksier aktiv dhe pas fitoreve në dy meçe që i zhvilloi vitin e kaluar, ka edhe pikë të mjaftueshme në rang listën e boxrecut dhe rang listat tjera, për të qenë ndër më mirët, raporton Insporti.

Në listë janë edhe boksierë pak të njohur për opinionin por shumë të suksesshëm sie Meriton Karaxha, Dardan Zenunaj e Senad Gashi, të cilët po bëjnë karriera në vende të ndryshme, kryesisht në kategori të lehta ose të mesme dhe ende nuk kanë pasur rast të luftojnë për titull bote.

EmriMoshashtatlartësia/peshaBilanci profesionist
(F-H-B)
Pikë ne boxrec
1. Robin Krasniqi31186cm/78kg47-5-091
2. Timo Schwarzkopf26172cm/66kg18-1-079
3. Shefat Isufi28180cm/76kg26-3-259
4. Nuri Seferi41180cm/100kg39-8-043
5. Meriton Karaxha26n/a - 66kg18-4-141
6. Dardan Zenunaj30170cm/60kg14-4-038
7. Tefik Bajrami40186cm/91kg13-1-038
8. Sefer Seferi39n/a - 90kg22-1-036
9. Erzen Rrustemi34190cm/99kg14-0-033
10. Besar Nimani32181cm/69kg23-1-032

-->