Rafael Nadal triumfon në “US Open”

Tenis 09 Shtator 2019 09:25

Rafael Nadal është shpallur fitues i grand slamit të “Us Open”, pas fitore 3-2 në finalen e madhe ndaj rusit Danil Medvedev.

Ishte ky grand slami i 19-të në karrierën e Nadal dhe i katërti në turneun amerikan. Finalja ishte e jashtëzakonshme pasi u deshën 5 sete dhe afërsisht 5 orë për të nxjerrë fituesin.

Edhe pse Nadal fitoi dy setet e para, nuk arriti të mbyllë ndeshjen, kjo pasi rusi me durimin e tij ka rikuperuar avantazhin duke barazuar me sete.

Gjithçka u vendos në setin e fundit, aty ku klasi dhe eksperienca e Nadal folën dhe i dhanë atij një sukse të madh.