Rafel Nadal triumfon në “French Open”, mposht thellë Novak Djokovicin

Tenis 11 Tetor 2020 17:52

Rafael Nadal ka fituar në finale të French Open, transmeton Insporti.

Spanjolli 34 vjeçar ka mposhtur në finale të Roland Garrosit, Novak Djokovicin duke u shpallur kampion për herë të 13-të në këtë Grand Slam.

Nadal, i cili konfirmoi edhe njëherë statusin si “Mbreti i rërës” fitoi 3-0 në sete (6-0, 6-2, 7-5.

Një rezultat i tillë që ndodhi në setin e parë (6-0), nuk i kishte ndodhur asnjëherë Novak Djokovicit në histori të Grand Slameve.

Image

Nadal vinte në finale pas një fitore ndaj argjentinasit Diego Schwartzman. Djokovic, ndërkohë mposhti në gjysmëfinale Stefanos Tsitsipas (3-2).

Ky ishte dueli i 56-të mes dy tenistëve më të mirë në botë, njëherit takimi më i luajtur në histori të sportit.

Image

Nadal kalon në epërsi ndaj Djokovicit në finalet e Grand Slameve, ku triumfi në Paris e sheh atë në epërsi (5-4) ndaj serbit 33 vjeçar.

Është ky GrandSlami i 20-të në karrierë për Nadalin./Insporti.com/

-->