Raffaella Fico flet për Balotellin dhe Ronaldon: Atij i ulen femrat në gjunjë

Futboll 17 Maj 2019 12:31

E ftuar në programin “Histori Italiane”, Raffaella Fico, ish-partnerja e futbollistit të Olympique Marseille, Mario Balotelli, foli për historinë e saj me të si dhe për lidhjen e shkurtër me Cristiano Ronaldon.

“Balotelli? Gabuam të dy. Është një plagë që me kalimin e kohës po shërohet. Në fillim vuajta shumë për shkak të dashakeqësisë së njerëzve. Vajza ime është gjëja më e bukur, është njësoj si babai i saj. Ai e takon një herë në muaj. Nuk kërkoj shfajësime nga ana e tij, ishim të dy të rinj dhe nuk e ka kuptuar gabimin që ka bërë. Ai është një baba shumë i mirë. A mund të rikthehet shkëndija e dikurshme mes nesh? Në jetë kurrë nuk i dihet, sot për sot, po mundohemi të jemi prindër të mirë.”

Më pas, Raffaella foli edhe për Cristiano Ronaldon, marrëdhënien që ka pasur dhe ka me të.

“Nuk kemi marrëdhënie të mira, nuk flasim më. Akuzat për përdhunim ndaj tij? Nëse do të ishin të vërteta, do të ishte diçka shumë e keqe. E kam të vështirë ta besoj që një djalë si ai, të cilit të gjitha femrat i ulen në gjunjë, mund të abuzojë. Ne mua ka qenë perfekt, asnjëherë i dhunshëm.”/Insporti