Rahoveci – Cluj, interesim i madh për ndeshjen e FIBA Europe Cup

Superliga 01 Tetor 2019 13:13

KB Rahoveci e ka nisur mirë edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.

“Vreshtarët” kanë mposhtur në xhiron e parë si vendas kampionin aktual, Prishtinën.

Tashmë skuadra nga Rahoveci pritet të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë në Evropë. Nesër nga ora 20:30, Rahoveci do të debutoi në FIBA Euro Cup ku e pret sfida ndaj skuadrës rumune, Cluj.

Për këtë takim, Rahoveci ka plasuar në treg biletat kur ato po shiten shumë shpejt, njofton klubi në rrjetet sociale.

Një biletë për takimin, Rahoveci – Cluj, do të kushton 2 euro.

Kujtojmë se skuadra nënkampione e Kosovës do ta ketë mungesën e organizatorit të lojës, Leonart Mekaj i cili është lënduar në finale të Superkupës së Kosovës ndaj Prishtinës.