Rahoveci e Ylli sfidojnë “gjigantët”

Superliga 04 Shkurt 2018 14:07

Java e 18-të e IP Superligës së Kosovës në basketboll përmbyllet me dy ndeshjet që fillojnë në orën 18:00.  Në “Karagaçi”, Peja e pret Rahovecin dhe veç rëndësisë së pikëve, kjo ndeshje e ka edhe një të veçantë tjetër. Në krye të shtabit teknik të Rahovecit gjendet Bujar Loci, i cili përherë të parë në karrierën e tij do ta udhëheqë një skuadër tjetër kundër Pejës.

Sa i përket parashikimit të fituesit, pejanët sivjet janë duke kaluar nëpër një periudhë tepër të vështirë, prandaj edhe ndeshja e sotme do të jetë e tillë, derisa “vreshtarët” synojnë të sigurojnë pjesëmarrjen në play-off dhe fitorja eventuale do të ishte një hap tjetër drejt këtij qëllimi.

Në sfidën tjetër takohen rivalët fqinj, Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi, skuadra të cilat “fqinj” janë edhe në renditjen në tabelë.

 

E diel:

18:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi

18:00 Peja – Rahoveci