Rahoveci konfirmohet në pozitën e tretë

Superliga 15 Prill 2018 18:47

Rahoveci është konfirmuar në pozitën e tretë, nga e cila do të startojë në play-off, sukses ky që nuk e kishte arritur asnjë herë më parë. “Vreshtarët” sot, në kuadër të javës së parafundit, e kanë mposhtur Trepçën me rezultat 86:79. Derisa Rahoveci ka arritur sukses historik, Trepça mbetet jashtë play-off-it, që është zhgënjim i madh për dashamirët e saj.

Mark Williams me 24 e Junious Prowell JR me 21 pikë ishin më të merituarit për fitoren e vendësve, tek të cilët u dalluan edhe Tyler Deihl (14), Muhamed Hasani (12) e Arti Hajdari me 10 pikë. Besnik Azemi me 34 e Samir Zekiqi me 18 pikë ishin më efikasit te Trepça, derisa Valdrin Haxhiu i shtoi 13 sosh. Në javën e fundit, Rahoveci është mysafir i Sigal Prishtinës, ndërsa Trepça e pret rivalin e vjetër, Bashkimin.