Rahoveci me fitore të thellë ndaj Lipjanit

Superliga 05 Tetor 2019 23:35

Rahoveci ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Lipjanit.

“Vreshtarët” e përmbyllën takimin e sotëm me rezultat prej 96-63.

Më efikasi te Rahoveci ishte Javis Howard me 18 pikë, 10 kërcime, e 2 asistime. Derisa u ndihmua nga Arian Qallaku, i cili pati 17 pikë, 3 kërcime e 5 asistime.

Te Lipjani më të mirët ishin Simuels e Stuckey Jr me nga 22 pikë.