Rahoveci mposht Pejën me 20 pikë dallim

Superliga 14 Mars 2021 19:46

Rahoveci ka shënuar fitore me lehtësi ndaj Pejës me rezultat 79:59, në kuadër të javës së 23-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët ishin në mungesë të trajnerit Dragan Radoviq dhe ndihmësit të tij Petrit Zeqiri që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, detyrën e trajnerit e kishte kapiteni Dardan Berisha.

Mungesa e stafit të trajnerëve ndikoi edhe në lojë ku humbja prej 20-të pikëve ishte e pashmangshme.

Rahoveci i shfrytëzojë për mrekulli mungesat te pejanët dhe me paraqitjen fenomenale të Darrel Davis që realizoi 30-të pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime i ndihmuar edhe nga Arian Qollaku që shënoi 16-të pikë shënuan fitoren e radhës.

Te skuadra e drejtuar nga Dardan Berisha basketbollisti më i mirë në lojë ishte Brandon Walters që luajti me shifra double-double me 22 pikë dhe 11 kërcime.

“Vreshtarët” pas kësaj fitore gjenden në pozitën e tretë me 13-të fitore dhe nëntë humbje, derisa mysafirët në pozitën e katërt me 12-të fitore dhe dhjetë humbje.

Peja në xhiron e ardhshme pret Ponte Prizrenin, ndërsa Rahoveci është mysafir i KB Prishtinës.

-->