Rahoveci përforcohet me një basketbollist të huaj

Superliga 08 Nëntor 2019 12:43

Klubi i Basketbollit Rahoveci ka afruar në radhët e veta fundorin amerikan, Joshua McFolley.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet klubi, nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Mc Folley ishte pjesë e disa skuadrave në Detroit të SHBA-ve, derisa në edicionin e fundit nga 31 ndeshje ka startuar me 27 prej tyre duke shënuar mesatare prej 13.5 pikë për ndeshje.

McFolley do të arrij sot në Rahovec për t’iu bashkuar skuadrës së Rahovecit.