Rahoveci përfundon aventurën në FIBA Europe Cup

Basketboll 09 Tetor 2019 20:47

Basketbollistët e Rahovecit kanë pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë me skuadrën rumune Cluj Napoca në përballjen e vlefshme për kualifikim në FIBA Europe Cup. Pas humbjes që e pësuan në “Mizahir Isma” me rezultat 73:98, “Vreshtarët” sonte luajtën si mysafirë dhe u mposhtën me rezultat të thellë 47:91.

Andrii Kalnichenko me 17 pikë ishte më efikasi te skuadra rumune, tek e cila pikë dyshifrore patën edhe tre basketbollistë tjerë.

Jure Gunjina me 14 e Javis Edward Howard me 10 pikë ishin më të dalluarit te Rahoveci.

Skuadra e trajnerit Neven Plantak, garat në rrafshin ndërkombëtar do t’i vazhdojë në Ligën Ballkanike, e cila fillon më 22 tetor.