Rahoveci pëson humbje në debutim në garat evropiane

Basketboll 02 Tetor 2019 22:30

Rahoveci e ka nisur shumë keq aventurën në arenën ndërkombëtare duke u mposhtur thellë nga skuadra rumune Cluj Napoca në FIBA Europe Cup me rezultat 73:98.

Rahoveci e kishte parasysh se do ta ketë bukur shumë vështirë në këto gara, kjo edhe për faktin se nuk ka përvojë në këto nivele, megjithatë humbja kaq bindëse nuk tregon pasyqrën reale të nivelit të basketbollit kosovar. Sa i përket ndeshjes mysafirët domunuan në çdo pjesë të parketit duke mos e rrezikuar në asnjë moment fitoren.

 

Periudha më e mirë për Rahovecin ishte ajo e çerekut të tretë, atëherë kur githçka kishte marrë fund dhe Cluj veçse e kishte siguruar fitoren. Të kujtjmë se ky ishte debutim për Rajovecin në këto gara, kështu që përballja me Cluj duhet të merret si një përvojë e mirë për skuadrën kosovare.

Ajo që la shije të mirë nga kjo ndeshje ishte atmosfera e mirë tifozëve të cilët e kishin mbushur palestrën në Rahovec, duke krijuar një ambinent të bukur sportiv.