Rahoveci prezanton përforcimin e parë që vjen nga Kanada

Superliga 03 Tetor 2020 22:41

KB Rahoveci ka prezantuar përforcimin e parë për këtë sezon që vjen nga jashtë.

Bëhet fjalë për basketbollistin e ri Isaiah Traylor që është nga Kanadaja dhe do të mbrojë ngjyrat e Rahoveci për këtë sezon.

“Djaloshi që së fundi djersiti fanellën e skuadrës Lakehead në Kanada, është i gjatë 193 cm, teksa karakteristikë kryesore ka të qenurit bartës i ekipit”, thuhet në komunikatën e botuar të KB Rahoveci.

Sipas tyre, në dy sezonet e fundit Taylor ishte koshashënuesi më i mirë në skuadrën e tij, me një mesatare prej 21.7 pikësh në ndeshje.

I pari i huaj… 🙌Isaiah Traylor është basketbollist i yni i ri. 🏀Djaloshi që së fundi djersiti fanellën e skuadrës…

Gepostet von KB Rahoveci am Samstag, 3. Oktober 2020

-->