Rahoveci – Prishtina, ky është vendimi i fundit

Superliga 10 Maj 2019 22:25

Ndeshja e katërt e serisë finale të play-off-it në Superligën e Kosovës në basketboll nuk ka pasur rrjedhë normale.

Saktësisht 1 minutë para fundit të çerekut të tretë, kur rezultati ishte 72:51 në të mirë të skuadrës mysafire, ndeshja është ndërprerë për shkak të tollovisë së krijuar pas përleshjes së kapitenit të Prishtinës Edmond Azemi dhe basketbollistit të Rahovecit, Deshon Minnis.

Pas këtij momenti, gjyqtarët kanë vendosur që ndeshja të ndërpritet dhe ajo do të vazhdojë pasi të jetë zbrazur palestra.

Hedhjet e gjësendeve të ndryshme në fushë dhe hyrja e një numri të shikuesve bënë që gjyqtarët të marrin këtë vendim.