Rahoveci-Prishtina: Mbyllet çereku i parë, ky është rezultati

Basketboll 03 Mars 2019 17:45

Rahoveci dhe Prishtina janë duke u ndeshur në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll, në palestrën e renovuar “Mizahir Isma.

Kampioni në fuqi, Prishtina është favorit, por Rahoveci ka treguar këtë edicion se është më shumë se e aftë të shkaktojë befasi, shkruan Insporti.

Ndeshja ka filluar nga ora 17:00, derisa tani është mbyllur 10-minutëshi i parë me epërsi shtatë-pikëshe të Prishtinës, 21-14.

Kryeqytetasit dukshëm kanë dominuar në këtë periudhë, derisa Ahmed Bashir ka qenë më i dalluari me 6 pikë, ndërsa Dardan Berisha ka kontribuar me 5.

Te Rahoveci, Fred Richardson ishte më i spikaturi me pesë pikë. /Insporti.com/

-->