Rahoveci-Prishtina: Mbyllet pjesa e parë, epërsi e thellë
Basketboll
03 Mars 2019
18:10

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në basketboll, mes Rahovecit dhe Prishtinës.
Kryeqytetasit ishin më efikas në këtë interval, derisa nikoqirët janë munduar të bëjnë diçka më shumë kundër fuqisë së jashtëzakonshme sulmuese, të cilën e posedon Prishtina, shkruan Insporti.
Sidoqoftë, kryeqytetasit e mbyllën me avantazh të thellë këtë interval, 48-32.
Dardan Berisha dhe Ahmed Bashir ishin më të dalluarit te kampioni në fuqi, me nga 14 respektivisht 10 pikë.
Në anën tjetër, te Rahoveci Fred Richardson ishte më i miri me 14 pikë. /Insporti.com/