Rahoveci shkakton befasi, rrëmben pozitën e dytë

Superliga 23 Mars 2019 21:08

KB Rahoveci ka shkaktuar befasi duke e mundur kampionin aktual KB Bashkimi, duke rrëmbyer pozitën e dytë.

Rahoveci e fitoi ndeshjen me katër pikë epërsi (76-80), një ndeshje e ‘luftuar’ deri në sekondat e fundit nga të dy ekipet.

Mysafirët nga Rahoveci e filluan ndeshjen shumë më mirë se sa kampionët. Çerkeun e parë e mbylli, 20-21, të dytin 38-42.

Rahoveci në çerken e tretë thelloi epërsinë, duke e mbyllur 53-70. Baskebollistët e Bashkimit filluan të këndëllen në çerkun e katërt, por që nuk ishte e mjaftueshme, pasi që Rahoveci arriti ta menaxhonte rezultatin.

Më i mirë në ndeshje ishte basketbollisti amerikan, Deshon Minnis, që arriti shifrat magjike triple-double (11pk, 12krc, 10ast), ndërsa me lojë të mirë u dallua dhe Frederick Richardson me 30 pikë dhe dhjetë kërcime.

Te kampioni aktula më të mirët ishin Jordan Cappsit me 30 pikë dhe Drilon Hajrizi me 14 pikë.

Me këtë fitore, Rahoveci renditet në pozitën e dytë në tabelë me 38 pikë, një më shumë se Ylli.

Ndryshe, Bashkimi mbetet në pozitën e pestë me 34 pikë.

Në xhiron e ardhshme Bashkimi do ta zhvillojë derbin me rivalin lokal, Ponte Prizreni. Përderisa Rahoveci është nikoqir i Golden Eagle Yllit. /Insporti.com/

-->