Rahovecianët tallen keq me KB Yllin

Superliga 29 Prill 2019 11:54

KB Rahoveci po tenton të shkruajë historinë në basketbollin kosovar pas kualifikimit në finale të Play Off-it.

Rahoveci ka triumfuar ndaj Yllit dhe do të luajë ndaj Z Mobile Prishtinës në finale të play-offit.

Tri ndeshje, tri fitore për Rahovecin në serinë gjysmëfinale kundër Golden Eagle Yllit.

Vreshtarët fituan me rezultat 84-70 në palestrën “Mizahir Isma” dhe tash luajnë në finalen e madhe.

Atmosfera në këtë palestër ishte fantastike. Tifozët vreshtarë krijuan një atmosferë impozante dhe madje u tallen keq me kundërshtarët.

“Ylli i vogël mirëseerdhe në Galaksi”, ishte një nga banerat e vreshtarëve.

Në finale, Rahoveci do të luajë kundër Prishtinës që e eliminoi kampionin në fuqi, Bashkimin. /Insporti.com/

 

My city. 🔥#TheGalaxy#Playoffs2019#KAMPIONAUltras Vreshtarët

Gepostet von Arnolld Korenica am Sonntag, 28. April 2019

-->