Rakitic drejt transferimit tek Interi

Futboll 10 Maj 2019 14:59

Ivan Rakitic pritet të largohet nga Barcelona pas përfundimit të stinorit.

Transferimi i Rakiticit tek Interi duket një mundësi e madhe.

Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja duket se bisedimet mes dy klubeve tashmë kanë nisur.

El Mundo Deportivo, gazetë e afërt me Barcelonën, zbulon se drejtuesit “blaugrana” dhe ata të Interit kanë diskutuar për detajet dhe presin nënshkrimin për kalimin e mesfushorit kroat në Serie A.

Bëhet fjalë për një marrëveshje që prej 50 milionë eurosh, as sa kampionët e Spanjës e vlerësojnë lojtarin.

Rakitic ishte pranë largimit edhe verën e kaluar, por vendosi të qëndronte te Barça edhe për këtë sezon.

Tashmë ai ka vendosur ta nisë një eksperiencë të re, sepse transferimi i Frenkie de Jong i zvogëlon hapësirat në formacion.

Ndërkohë tek Interi, Rakitic do të gjejë bashkëkombësin e tij Marcelo Brozovic me të cilin do të krijonin një dyshe të fortë të mesfushës./Insporti