Rakitic: Duhet ta ndalim këtë futbollist të Chelseat

Futboll 19 Shkurt 2018 20:30

Mesfushori Ivan Rakitic ka komentuar përballjen e Ligës së Kampionëve mes Chelsea dhe Barcelona.

Kroati është paraqitur në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Ernesto Valverde, për të folur për ndeshjen e vlefshme të 1/16 të Ligës së Kampionëve kundër Chelsea.Nesër (e martë), Barcelona do të jetë mysafire e Cheslea në ‘Stamford Bridge’.

“Njohim lojtarët e tyre, janë shumë të mirë. Të kalojmë tutje nuk do të jetë e lehtë. Ata janë skuadër e vështirë e që punojnë shumë në fushë”, ka deklaruar Rakitic.

“Ne duhet të fillojmë të luajmë pa menduar ndeshjen në Barcelonë. Ne do të tentojmë dhe të luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme nesër, për të fituar dhe shënuar gola”, ka deklaruar reprezentuesi kroat.

Duke folur për lojtarët e Chelsea, Rakitic edhe pse ka thënë se ndoshta Hazard është lojtari i tyre më i rëndësishëm, ka refuzuar të thotë se ai është e gjithë skuadra e ‘Bluve’, duke shtuar se londinezët kanë shumë lojtarë të mirë.

“Eden Hazard ndoshta është lojtari më i rëndësishëm i tyre. Ne e njohim Chelsea, nuk është vetëm Hazard. Ne duhet të jemi gati për të ndalur atë. Është shumë i shpejtë, i rrezikshëm në një për një. Duhet të jemi gati për atë dhe gjithë skuadrën. Do të jetë një ndeshje speciale”

-->