Rakitic kërkon largimin nga Barcelona: Zbulohet arsyeja

Futboll 17 Tetor 2019 11:49

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, është duke shqyrtuar mundësinë që të largohet nga ‘Camp Nou’ gjatë janarit.

Gazeta spanjolle ‘Marca’ raporton se Ivan Rakitic është duke menduar largimin nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që dëshiron më shumë minuta në lojë.

Manchester United dhe Juventus kanë qenë të lidhura me mesfushorin kroat gjatë afatit kalimtar të verës, i cili ka mbetur nën hijen e Frenie de Jong, Sergio Busquets e Arthur.

31 vjeçari është paraqitur vetëm në pesë ndeshje këtë sezon në La Liga, teksa në total ka zhvilluar 156 minuta lojë.

Rakitic shpreson që të transferohet në një tjetër top skuadër dhe të përpjekjet për të rikthyer formën e mirë, para Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.

-->