Rally i Dakar, garat në Arabinë Saudite zhvendosen në Al Ula

Motosport 09 Janar 2020 13:38

Relli Dakar uli siparin e etapës së katërt që coi karvanin e garuesve në qytetin e Al Ula, pas një prove të fortë prej thuajse 500 kilometrash ku spektakli mbi rërë, ishte si gjithmonë prezent.

Francezi Stefan Peterhansel arriti të presë finishin i pari në kategorinë e Makinave, duke regjistruar një kohë më të mirë se AQl Atijah dhe Karlos Sainz.

Sainz është lideri i klasifikimit të përgjithshëm por deri në fundin e këtij edicioni saudit, do të vuajë me të gjitha gjasat presionin e rivalëve, gati për ta rrëzuar nga froni i përkohshëm.

Etapa e katërt ishte një vuajtje për spanjollin Fernando Alonso, spanjolli që u detyrua të shkojë në finish 26 minuta më vonë se fituesi.

Në garën e dyrrotakëve Zhoze Florimo ishte më i miri, por për këtë iu desh edhe pak ndihmë nga komisarët e garës që penalizuan për 5 minuta pretendentin kryesor Sem Sandërlend.

Kështu kiliani i skuadrës së Hondës merr kryesimin ndërsa ekipi japonez arriti të imponohet edhe me vendin e dytë falë aftësive të Kevin Benavides. /TopChannel

Top Channel

-->