Ramadani flet pas humbjes ndaj Llapit: Kemi edhe 90 minuta lojë, duhet ta menaxhojmë situatën

Futboll 07 Prill 2021 17:13

Llapi ka mposhtur Prishtinën në takimin gjysmëfinal të Kupës së Kosovës me rezultatin 3-2, raporton Insporti.

Skuadra e Tahiri Batatines ka bërë befasi të madhe, duke mposhtur Prishtinën në takimin e parë gjysmëfinal të Kupës së Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me shifrat 3-2.

Pas takimit, trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani u shpreh se skuadra e tij pagoi faturën e ndeshjes së fundjavës në Superligën e Kosovës, në Suharekë, por që në lojë janë edhe 90 minuta dhe ende nuk ka përfunduar asgjë.

“Paguam faturën e ndeshjes në Suharekë, kishim katër lëndime të cilat ndikuan shumë. Një humbje e dhimbshme, por duhet të harrojmë këtë ndeshje, kemi edhe 90 minuta, për katër ditë kemi një ndeshje shumë të rëndësishme. Duhet ta menaxhojmë mirë situatën, kemi ndeshjen e vitit ndaj Dritës ku duhet shikuar gjendjen e futbollistëve. Jemi nga fundi i kampionatit” – deklaroi ai.

Golat për Llapin i shënuan Ahmed Januzi (6′, 59′)Kushtrim Shabani 62′, ndërsa për Prishtinën realizuan Albin Prapashtic66′ dhe Pefqeli 90′.

Siç dihet, ky trofe është bërë më i çmueshëm në vitet e fundit pasi fituesi i saj e siguron edhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropë. /Insporti.com

-->