Ramadani ia vazhdon ‘dënimin’ futbollistit të “Niklit”

Futboll 21 Prill 2019 21:09

Trajneri i KF Feronikeli, Zekirja Ramadani, ia ka vazhduar “dënimin” portierit, Florian Smakiqi.

Portieri 22 vjeçar ishte fajtor për humbjen e pësuar kundër Ferizajit që i kushtoi Feronikelit edhe me humbjen e lidershipit.

Portën e ‘Niklit’ sot dhe në duelin e Kupës e ruajit Deniz Troshupa.

Feronikeli fitoi sot ndaj skuadrës së fundit në tabelë me rezultat të thellë 4:0, duke mbajtur gjallë shpresat për tu shpallu kampion. /Insporti.com/

-->