Ramadani: Uroj të qëndrojmë me kokë ulur

KF Prishtina mposhti Dritën si mysafire me përmbysje (1:2) në derbin e zhvilluar sot në kuadër të Superligës, raporton Insporti.com.
Pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka thënë se e deshën më shumë se Drita fitoren dhe se krijuan më shumë se vendasit.
“Derbi i vërtet me shumë luftë sportive. Dy ekipet e dhanë maksimumin. I uroj futbollistët për fitoren, angazhimin. E deshën më shumë fitoren se Drita, krijuam raste më shumë se Drita dhe në fund na u shpërblye me tre pikë”, tha Ramadani.
Tutje numri një i bankinës kryeqytetase deklaroi se këto tri pikë nuk ia kanë siguruar titullin, por i kanë dhënë vetëbesim për të ardhmen.
“Këto tre pikë nuk na e kanë sjell titullin, por na jep qetësi dhe vetëbesim më të lartë, sepse kur t’i mposhtësh dy rivalët direkt në fushat e tyre, atëherë me të vërtet bëhet fjalë për kualitet. Uroj të qëndrojmë me kokën ulur, sepse s’ka mbaruar ende asgjë, por të vazhdojmë punën tonë maksimalisht deri në fund”, deklaroi Ramadani.
Betim Haxhimusa realizoi për Dritën, derisa Endrit Krasniqi dhe Besnik Krasniqi shënuan për Prishtinën.