Ramdani: Jam i kënaqur me futbollistët, nuk u dorëzuan deri në fund

Futboll 24 Korrik 2019 21:26

KF Feronikeli është mposhtur në ndeshjen e parë nga Slovan Bratislava në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës.

Për nikoqirët shënuan Nono dhe Andraz Sporar, derisa për mysafirët nga Drenasi shënoi Mendurim Hoti, shkruan Insporti.com.

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani është shprehur tejet i kënaqur për paraqitjen e sotme të futbollistëve të tij.

“Ishte një ndeshje e mirë. Jam i kënaqur me futbollistët e mi të cilët nuk u dorëzuan kur rezultati ishte 2:0 dhe më pas shënuan gol”, tha fillimisht Zekirija Ramadani.

“Çdo gjë është e hapur për ndeshjen e kthimit”, shtoi trajneri shkupjan.

-->