Ramiz Krasniqi kritikon dyshen e mbrojtjes së Feronikelit

Futboll 16 Korrik 2019 22:52

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi është i ftuar në rolin e analistit në Radio Televizionin e Kosovës për të analizuar ndeshjen Feronikeli – TNS, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Insporti.com.

Feronikeli pësoi humbje me rezultat 1:0 nga kampioni i Uellsit, The New Saint duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve, edhe pse në ndeshjen e parë kishte barazuar me rezultat 2:2.

Krasniqi ka thënë se vendosja e dy qendërmbrojtësve të “Niklit”, Arbër Prekazi dhe Lapidar Lladrovcit nuk ishte e duhura në momentin e golit.

“Vendosja e dyshes në qendër të mbrojtjes së Niklit nuk ishte e duhura. Është dashur të bllokohet sulmuesi të mos i lejoht ajo hapësirë.”, ka thënë Krasniqi, transmeton Insporti.com.

TNS shënoi golin e vetëm dhe të fitores përmes Dean Ebbe, gol që ia sjell uellsianve kualifikimin tutje.

Kështu, Feronikeli do ta vazhdojë aventurën evropiane në Ligën e Evropës, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Sutjeska – Bratislava /Insporti.com/

 

 

-->