Ramos befason me fjalët për Zidanen

Futboll 21 Tetor 2019 20:19

Sergio Ramos ka thënë se Real Madridi duhet të fitojë patjetër ndaj Galatasarayt në ndeshjen që zhvillohet nesër (22 tetor) në kuadër të Ligës së kampionëve.

Mbrojtësi spanjoll ka bërë të ditur se skuadra qëndron plotësisht pas Zinedine Zidanes dhe e mbështetë në këto momentet të vështira.

“Pas rezultatit të fundit në Ligën e Kampionëve, nesër duhet të fitojmë patjetër”, ka thënë kapiteni i madrilenëve.

“Çfarë mendon dhoma e zhveshjes kur kontestohet Zidane? Të gjithë jemi deri në vdekje me Zidanen, të ndodhë çfarë të ndodhë. Jemi të bashkuar dhe mos të harrojmë se Real Madridi gjithmonë kthehet dhe këtë mund ta bëjmë së bashku, duke punuar të gjithë”.

“Mourinho? Nuk mund t’i ndalim çfarë thonë njerëzit. Mund të them se ekipi është deri në vdekje me Zidanen, ai e njeh shumë mirë Realin”.

“E dimë se rezultatet janë të rëndësishme për çdo trajner, por nëse vazhdoni të flisni gjithmonë për trajnerin, lojtarin, pas një barazimi, humbje, është jo komode për klubin, për trajnerin e as për lojtarët”.

“Shpresoj që më s’do të flasim për këtë dhe Zizu do të triumfojë me ne ashtu siç kemi bërë”.

Trajneri francez mbeti i zhgënjyer nga paraqitja e fundit të lojtarëve të tij, pasi u mposhtën nga Mallorca 1-0 në La Liga.

-->