Ramos – Hazard, a është kjo shenjë se belgu po kalon në Real Madrid?

Futboll 29 Prill 2019 17:03

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, i ka nxitur edhe më shumë spekulimet se Eden Hazard do të largohet nga Chelsea në verë dhe do t’i bashkohet kampionit evropian.

Sergio Ramos ka nisur nga sot ta ndjekë Eden Hazardin në rrjetin social Instagram, gjë që aludon edhe më shumë në një kalim të belgut në Real Madrid në këtë verë.

Gazeta spanjolle AS kishte raportuar në fillim të këtij muaji se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e Hazardit në verë. Tani, mendohet se klubet janë drejt finalizimit të marrëveshjes për 28-vjeçarin.

Belgut i skadon kontrata me Chelsean verën e vitit 2020.

Mësohet se Chelsea i kërkon rreth 115 milionë euro për Hazardin, derisa Real Madridi e vlerëson atë rreth 80 apo 90 milionë euro, sidomos duke e ditur se verën tjetër ai do të ishte lojtar i lirë.

Kujtojmë se dje Hazard la të kuptohet se ardhmja e tij nuk është larg “Stamford Bridge”.