Ramos në versionin Rambo, video me 25 milionë shikime (VIDEO)

Futboll 06 Dhjetor 2018 22:16

Përveçse një nga mbrojtësit më të mirë në botë, kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, është në qendër të vëmendjes edhe për sa i përket ndërhyrjeve brutale ndaj kundërshtarëve.

32-vjeçari shquhet për kartonët e shumtë dhe në disa raste ka rrezikuar ndjeshëm karrierën e futbollistëve kundërshtarë me ndërhyrjet e tij të ashpra.

Për të gjitha këto, një kanal gjerman ka postuar një këngë gazmore të shoqëruar me video, që ka marrë afro 25 milionë klikime. Në të shfaqet mbrojtësi spanjoll në versionin Rambo. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme dhe dëgjoni këngën në version gjerman.