Ramos pas humbjes turpëruese: Kjo gjë nga ndeshja ishte skandaloze

Futboll 07 Janar 2019 10:40

Sergio Ramos ka shpërthyer në akuza ndaj gjyqtarit pasi Real Madridi humbi ndaj Real Sociedadit në shtëpi.

Skuadra e Adnan Januzajt, Real Sociedad mposhti Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’ me rezultatin 0-2, mirëpo ndeshja u përcoll me shumë polemika.

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos u shpreh shumë i pakënaqur me humbjen dhe mbi të gjitha me referimin ‘skandaloz’ nga gjyqtari në këtë përballje.

“Gjyqtari luajti një rol të madh. Gjithmonë e kam mbrojtur sistemin VAR, por duhet të përmirësohet, sepse ajo që kemi parë është skandaloze”, tha Ramos.

“Ai mund të kishte dhënë penallti dhe më pas mund të konsultohej me VAR. VAR-i është i mirë, por ju duhet të dini se si ta përdorni atë dhe si të konsultoheni me të. Kurrë në jetë nuk kam parë një gjë të tillë – kurrë nuk kam parë një karton të kuq si ai i Vazquez”, përfundoi Ramos.