Ramos shënon gol dhe feston me shqiponjë (VIDEO)

Futboll 09 Nëntor 2019 22:34

Real Madrid ka shënuar fitore me rezultatin 0:4 në përballjen kundër Eibar, në xhiron e 13-të të La Liga.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Karim Benzema, i cili realizoi golin e parë qysh në minutën e 17’.

Ramos dyfishoi epërsinë e Realit, kur nga pika e bardhë realizoi për 2:0, në minutë e 20’ të takimit.

Golin nga pika e bardhë qendërmbrojtësi e festoi duke e bërë shqiponjën e famshme me duar.

9 minuta më vonë u akordua edhe një penallti në favor të madrilenëve, të cilën në gol e ktheu Benzema, për 3:0.

Valverde shënoi për rezultatin final, 0:4, në minutën e 61’ të takimit.

Me këtë fitore, Real Madrid mbanë përkohësisht kreun e tabelës, me 25 pikë të grumbulluara. Eibar mbetet në pozitën e 15, me 15 pikë të tubuara.