Ramos shtang Real Madridin, mendon largimin

Futboll 24 Maj 2019 15:36

Kapiteni i Los Blancos, Sergio Ramos mund t’i jap lamtumirën klubit gjatë verës.

Gazeta “Marca” ka lëshuar një lajm bombastik sot, duke raportuar që Ramos po mendon largimin nga Real Madridi.

Kapiteni dhe legjenda e këtij klubi nuk është i kënaqur me politikat brenda Realit dhe dëshiron të nisë një aventurë të re në një klub tjetër.

Menjëherë në sulm për 33-vjeçarin janë hedhur Manchester United dhe Paris Saint-Germain, klube këto që tash e sa kohë kishin shprehur interesim për të.

Ramos është pjesë e Realit që nga viti 2005, ku ishte transferuar nga Sevilla./Insporti