Ramos tregon pse e përshëndeti Salahun: “Ishte qesharake ajo që ndodhi”

Futboll 31 Gusht 2018 08:45

Pas marrjes së çmimit si “mbrojtësi më i mirë” i sezonit 2017/18, Sergio Ramos ka folur përpara medieve për trofeun e fituar si dhe marrëdhënien me Mohamed Salahun.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga UEFA, Ramos, pasi u zgjodh “mbrojtësi më i mirë i vitit”, tentoi ta përshëndesë egjiptianin e Liverpoolit kur po shkonte te vendi i tij.

Por, Salah duket se ende ka në memorie lëndimin që i shkaktoi spanjolli në finalen e ëndrrave të Champions League, andaj vazhdon të mos e falë, pasi e injoroi kapitenin e Real Madridit.

Ramos tha se tentoi ta përshëndesë Salahun pasi iu duk sikur po lëvizte egjiptiani kur ai po zbriste nga skena.

“Salah? Ishte diçka qesharake ajo që ndodhi sot. Ai u kthye, unë e përshëndeta dhe kaq”, u shpreh Sergio. /Insporti.com/

-->