Ramos tregon se cili nga lojtarët është njeriu më i mirë që ka takuar, e konsideron si vëlla

Futboll 08 Dhjetor 2021 18:54

Ish-kapiteni i Real Madrid është pyetur për lojtarët që ka njohur, por për anën e tyre jashtë fushave të blerta.

I pyetur se kush nga lojtarët është njeriu më i mirë që njeh, Ramos ka zgjedhur mesfushorin kroat, Luka Modric.

Zinedine Zidane Wants New Deals for Sergio Ramos and Luka Modric; Refutes  David Alaba Transfer Talks

“Personi më i mirë që njoh në futboll… ka shumë, por mendoj se Luka Modric”, ka thënë Ramos.

“Unë kam raporte të mira me të. Është vëllai im”, shtoi spanjolli.

Ramos dhe Modric ishin shokë skuadre te Real Madridi, në kohën e artë të kësaj skuadre, kur fitoheshin tri Champions League radhazi.

-->