Ramsey transferohet te rivali i përbetuar i Arsenalit

Futboll 14 Qershor 2020 15:03

Mediat britanike raportojnë se Juventusi i ka ofruar Tottenhamit shërbimet e mesfushorit Aaron Ramsey si huazim.

Sipas mediumit The Sun, Bianconerët i propozuan Spursave idenë për të marrë Ramseyn në huazim, pasi paga e tij prej 400 mijë eurosh në javë është e madhe për librat financiar.

Ndërsa përgjithësisht konsiderohet e vërtetë që e ardhmja e Ramsey në Torino është larg nga e sigurta vetëm një vit pasi u bashkua me Arsenalin si lojtar i lirë, ai ka më shumë të ngjarë të përdoret si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi për të sjellë objektiva tjera transferimi.

United dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e madh, Pogba drejt rikthimit në Serie A

Një shembull do të ishte sugjerimi i përsëritur në Itali që Ramsey të përdoret si pjesë e një marrëveshje me Manchester Unitedin për francezin Paul Pogba.

Ish-ylli i Topçinjve, Ramsey thuhet se do ta ketë problem ta pranojë ofertën e klubit të tij për të kaluar te Tottenhami, pasi janë rival të mëdhenj të Arsenalit.

Ndryshe, ylli i Uellsit nuk mori pjesë në gjysmëfinalen e kësaj jave në Coppa Italia me Milanin, pasi është i dëmtuar.

-->