Ramush Haradinaj e uron Majlinda Kelmendin: “Sot e përjetësisht, çdo shqiptar është me TY”

Majlinda Kelmendi do të kthehet në Kosovë nga Kampionati Botëror “Tokio2019” me medalje të bronztë, shkruan Insporti.com.
Për këtë sukses të Kelmendit, ka reaguar kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj përmes një statusi në rrjetin e tij social, Facebook.
Ai e ka uruar atë dhe përjetësisht çdo shqiptar është krenar me arritjet e saj.
Vlen të theksojmë se para disa ditësh trajneri i Majlindës, Driton Kuka është anëtarsuar në AAK. Ky vendim i tij ka ngjalluar reagime të shumta në rrjete sociale.
Postimi i plotë:
“Majlindë! Rruga jote në majat olimpike jo çdo herë rezulton me fitore. Por, kjo rrugë e një personi të pathyeshëm si TI, është fitore e përhershme për Kosovën. Sot e përjetësisht, çdo shqiptar është me TY, që vendit dhe popullit i ke dhënë krenarinë dhe emocionet më të veçanta, duke e vendosur përgjithmonë Kosovën në hartën e të artëve. Faleminderit! RH”, ka shkruar Haradinaj.
Siç dihet, ditë më parë trajneri i Majlindës, Driton Kuka iu bashkua partisë së Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.